• |
ide | kryesore

Lushnje, pritë në rrugë, dhunohen 3 të rinj, plagoset njëri prej tyre

I pakategorizuar
Policia-Lushnje.jpg



Tre të rinj dhunohen në rrugë, pasi u ndalën në pritë nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së dielës në Lushnje në vendin e quajtur “Shkalla e Garunjasit” në rrugën rurale Lushnje-Ballagat.

Tre djem te rinj që udhëtonin në një mjet tip “volksvagen turan” janë ndaluar me dhune nga dy persona të paktën dhe janë qëlluar me mjete të forta ndërkohe qe njeri prej tyre ka marrë dhe një plagë plumbi në bark.

Tre të lënduarit janë Amarildo Shabani 18 vjeç, Daniel Salliu 18 vjeç dhe Florenc Pushka 20 vjeç nga fshati Gjocaj i Peqinit. Amarildo Shabani është prekur nga cifla e një plumbi ne rikoshete e qëlluar nga një armë tip kallashnikov, ndërsa dy te tjerët janë goditur me mjete te forta. Shabani është jashtë rrezikut për jetën ashtu si dhe dy shokët e tij, por për mjekim me të specializuar është nisur drejt spitalit te traumës në Tiranë.

Duket se grabitësit kanë pasur si qëllim të marrin mjetin e tyre pasi viktimat e dhunës kanë deklaruar para oficereve të policisë se janë ndjekur nga dy persona që udhëtonin me motoçiklete. Policia ka krehur zonën në kërkim të gjurmëve që do t’i çojnë tek autorët e ngjarjes dhe po pyesin përveç viktimave dhe banorë të zonës.