• |
ide | kryesore

Pakistani: Strategjia e re e SHBA në Afganistan nuk do të funksionojë, ashtu si të tjerat para saj

Arkiva, Planet
afganistani .jpg



Kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi, deklaroi se strategjia e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për luftën ndaj terroristëve në Afganistan do të dështojë.

“Nga dita e parë e kemi thënë shumë qartë se strategjia ushtarake në Afganistan nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë”, tha Abbasi në një intervistë për Bloomberg Neës.

 “Duhet të ketë zgjidhje politike”, tha ai.

Abbasi, i cili ka marrë detyrën tri javë më parë, tha se Islamabadi mbështet luftën kundër terroristëve në Afganistanin fqinj dhe nuk do të lejojë që konflikti të shtrihet në Pakistan.

Më 21 gusht, Trump paraqiti strategjinë e re për luftën në Afganistan, ku forcat amerikane kanë 16 vite që janë duke luftuar talibanët dhe grupet e tjera terroriste.

Trump është zotuar se do ta fitojë luftën dhe ka thënë se strategjia e tij nuk do të bazohet në “afatet arbitrare”, por në kushtet në terren.

Pas fjalimit të Trumpit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka thënë se SHBA dhe vendet e tjera do të dërgojnë më shumë trupa në Afganistan.

Duke prezantuar strategjinë, Trump po ashtu ka thënë se Uashingtoni nuk do ta lejojë më Pakistanin që të strehojë grupet terroriste.