• |
ide | kryesore

Plagoset rëndë me thikë një 30-vjeçar në Laprakë

I pakategorizuar
5cf0c11d-5ea0-48b0-ac48-a99bf981f60c.jpg



Këtë të hënë rreth orës 22:15 në numrin e emergjencave 112 është bërë një njoftim për një konflikt në Rrugën “Pandi Dardha” në Laprakë.

Aty kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 3 që kanë vënë re se A. Z., 30 vjeç ishte goditur me thikë. I plagosuri është dërguar në spitall ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se ai është konfliktuar me Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë. Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka mësuar se ata janë konfliktuar për arsye banale midis tyre.  Policia thotë se sekuestroi thikën në vendin e ngjarjes.