• |
ide | kryesore

Prostituonte gruan e tij, arrestohet shqiptari në Greqi

I pakategorizuar
screenshot-2_1503936880-3240241.jpg



Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten e tij, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Mediat greke raportojnë se shqiptari u arrestua në Keratini pas hetimeve të policisë që zbuluan veprimtarinë e tij të paligjshme. Në këmbim të përfitimeve monetare, shqiptari prostituonte gruan e tij 30-vjeçare. Në momentin e arrestimit, policia i gjeti atij 230 euro si dhe i sekuestroi automjetin të cilin e përdorte për aktivitetin ilegal.

Sipas hetimeve të policisë, 45-vjeçari shqiptar vepronte profesionalisht dhe kishte shfrytëzuar gruan e tij në klientë të ndryshëm për 6 muaj me radhë, kundrejt një shpërblimi financiar. Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë i ditur. /klan