• |
ide | kryesore

Tiranë, sekuestrohen 12 makina luksoze dhe 5 motorë

I pakategorizuar
MAKINAAA-1.jpg



12 automjete luksoze janë sekuestruar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Summer 2017”.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 5 motorë të dyshuar të trafikut. Policia njofton se ka proceduar edhe 17 shtetas.

“Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë”, thuhet në njoftim

Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme: 

1 – Mercedes Benz, E Class

2 – Mercedes Benz, S Class

3 – Mercedes Benz, ML

4 – Audi, A8

5 – BMW, X5

6 – BMW, X6

7 – BMW, X6

8 – BMW, X6

9 – Range Rover, Sport

10- Range Rover, Sport

11- Range Rover, evoque

12- Toyota, Avensis

13- Yamaha, T-Max

14- Yamaha, T-Max

15- Suzuki, GSXR 750

16- Aprilia, Scarabeo

17- Aprilia, Scarabeo

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale  “Trafikimi i mjeteve motorike”.