• |
ide | kryesore

VIDEO+FOTO/ Mejuedhër e kaloi natën me striptiste pas fitores

Arkiva, Sport
hqdefault (1).jpg



Floid Mejuedhër i shtoi të paktën 350 milionë dollarë pasurisë së tij pas ndeshjes me Konor Mek Gregor. E ka zbuluar vetë boksieri amerikan pas fitores së asaj që u konsiderua “sfida e shekullit”.

“Kur vjen mundësia për të fituar 350 milionë dollarë për 35 minuta ndeshje, pse të mos zbres në ring. Madje, jam në pritje të ofertave të radhës për të shijuar spektaklin tim”, – nënvizon amerikani duke qeshur. Kjo është një shaka pasi ai deklaroi pas ndeshjes se do ta mbyllë këtu karrierën dhe nuk do të boksojë më pasi arriti 50 fitore në 50 ndeshje pa asnjë humbje.

40-vjeçari ka menduar t’i dhurojë vetes pak relaks pas tensionit të sfidës. Në rrjetet sociale ka postuar disa foto ku kampioni i botës shihet nën shoqërinë e disa vajzave të bukura. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një “strip party” personale ku nuk kanë munguar vajzat e bukura shampanja dhe dollarët e hedhura në ajër.

Image result for mayweather strip party The 40-year-old American filmed footage of exotic dancers while money can be seen being thrown in the air from below