• |
ide | kryesore

Zbulohet ku janë mbledhur Rama me ministrat e rinj (VIDEO)

I pakategorizuar
0111.jpg



Një ditë pas zyrtarizimit të kabinetetit qeveritar, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Vlorë mbledhjen e parë me 13 ministrat e rinj. Lapsi.al mëson se mbledhja është zhvilluar ‘Te Sorkadhja’ në Parkun Natyror të Llogarasë.

Siç shihet në videon më poshtë, këto janë makinat e eskortës së Ramës që po presin jashtë resortit. Nuk dihet ende se çfarë ka biseduar Kryeministri me ministrat e rinj, por me siguri ai ka dhënë direktivat për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Kabineti ‘Rama 2’ ka në përbërje 7 femra dhe 7 meshkuj. Sikundër ishte njoftuar më herët, ky është një qeveri më e vogël se ajo e mandatit të parë.

Përveç numrit të ministrive, Rama është zotuar të shkrijë edhe një numër të konsiderueshëm institucionesh të tjera në kuadër të reformës në administratë.

/LAPSI.AL/


Zbulohet ku janë mbledhur Rama me ministrat e rinj by lapsi-al