• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Zbardhet dinamika e sherrit me armë në Sarandë, mësohen emrat e të plagosurve

I pakategorizuar
21175442_10155067827742842_384823446_n.jpg



Të tjera detaje që vijnë nga vendi ku ndodhi sherri me armë, ku u plagosën 3 persona. Mësohet se një javë më parë, në të njëjtin lokal në Sarandë, dy shtetas ende të paidentifikuar plagosen me mjete të forta bashkëpronarin tjetër të biznesit, shtetasin D.M, 30 vjeç.

Sakaq, ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 03:00, në Bulevardin kryesor të qytetit bregdetar. Dy prej personave të plagosur janë transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Mësohet se në Bulevardin e qytetit, policia ka rrethuar vendin, ndërsa aty ndodhet i rrethuar një fuoristrade Opel Frontera me xhama të zinj me targa të huaja GE1605AB. Po ashtu, thuhet se sherri dyshohet të ketë nisur në lokal dhe plagosja ka ndodhur poshtë tij në Bulevard.

Po ashtu, zbardhet edhe identitetet e personave të plagosur pas sherrit me armë në lokalin e natës në Sarandë.

Dy personat e plagosur që janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar janë Artan Shyti, 37 vjeç dhe Besi Xhafaj, 26 vjeç.

Ndërkohë, bashkëpronari i lokalit Fisnik Musa, 35 vjeç, aktualisht ndodhet i shtruar në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 03:00 në një lokal nate në Sarandë, në Bulevardin kryesor.