• |
ide | kryesore

Hyrja masive e refugjatëve në Gjermani/ Merkel jep shpjegimin para zgjedhjeve

Arkiva, Planet
mk.jpg



Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se vendimi që mori dy vite më parë për të lejuar hyrjen e qindra mijëra migrantëve në Gjermani ishte një përjashtim humanitar dhe jo baza e një strategjie afatgjatë.

Duke folur në konferencën e saj vjetore të shtypit, më pak se katër javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, Merkel tha se ato hapa ishin ndërmarrë në prag të një vendimit që do të siguronte që një fluks i tillë nuk do të përsëritej më.

Merkel do të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet e 24 shtatorit.

Sipas një sondazhi, kristiandemokratët e saj (CDU) janë përpara me 13 pikë përqindjeje në krahasim me sfiduesit e tyre kryesorë, socialdemokratët (SPD), lidhur me migrimin që është rishfaqur si një nga temat kryesore të fushatës .

Gjatë konferencës për shtyp, Merkel shfrytëzoi rastin për të shprehur një qëndrim më të ashpër ndaj sigurisë lidhur me migracionin, duke i bërë thirrje Komisionit Evropian të shtrijë kontrollet kufitare brenda bllokut të BE-së.

Kontrollet kufitare brenda zonës së lirë të udhëtimit në Evropë u vendosën nga disa vende pas krizës së migrantëve, por Komisioni Evropian deklaroi në maj se ka si synim ndërprerjen e tyre.