• |
ide | kryesore

Policia ndalon Presidentin e Luftëtarit, ndërhyn kryeministri Edi Rama

I pakategorizuar
grigor-tavo-1.jpg



Dy ditë më parë policia e Gjirokastrës ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të dy shtetasve nga Dropulli, për shkak se dyshohet që kanë dëmtuar një sipërfaqe kullotë në fshatin Dervician, duke nxjerrë gurë, pa dokumentacion.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ata janë shtetasit G.T e N.L, vjeç 57 e 54, banues në fshatin Jorgucat e Dervicjan.

Burime të Lapsi.al thonë se shtetasi G.T është Grigor Tavo, aktualisht Presidenti i ekipit të futbollit Luftëtari dhe njëkohësisht vëllai i deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo.

Për të lehtësuar pozitat e tij pas shoqërimit nga policia, thonë burimet, mësohet të ketë ndërhyrë vetë kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka një raport miqësor me deputetin e qarkut Gjirokastër, ndonëse Vangjel Tavo u largua nga PS-ja për te LSI.

Presidenti i Luftëtarit është një sipërmarrës i njohur në Gjirokastër. Ndër bizneset e tjera, ai ka edhe një gurore në zonën e Dropullit.

/LAPSI.AL/