• |
ide | kryesore

Rama shpjegon para gazetarëve pse nuk e përfshiu Saimir Tahirin në qeverinë e re

I pakategorizuar
rama-dhe-tahiri_0.jpg



Pas zbulimit të emrave të rinj të kabinetit qeveritar, ajo çka u bëri përshtypja ishte fakti se Saimir Tahirit nuk iu besua asnjë prej ministrive, edhe pse ai korri sukses në Tiranë për zgjedhjet, duke siguruar 18 mandate. Në një takim-mëngjes me gazetarët, kryeministri Edi Rama ka ndarë për të gjithë faktin se pse nuk e përzgjodhi Tahirin. Ai theksoi se përzgjedhja e ministrave nuk është e ngjashme për përzgjedhjet në Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Ai pohoi se gjithçka është bërë duke u menduar tre komponentë.

 “Kjo nuk është si puna e skuadrës kombëtare të futbollit. Nuk ëshë që qeveria është seleksion i atyre që do hynë në fushë dhe të tjerët janë në stol. Ne kemi nevojë shumë të madhe që të kemi të tre komponentët edhe partinë, edhe qeverinë, edhe grupin. Nëse komponenti i grupit do na dobësoje dhe nuk do investohej, ne do kishim problem shumë të madh dhe për vetë qeverinë. Qeveria ka nevojë që të ketë një grup që të mbajë nën presion. Pjesa tjetër është fakti se kështu është lloji i partisë. Aty do kemi kapacitete të mira që të vazhdojnë punën me drejtimin e këtij koalicioni që them unë. Për të hapur dhe ripërtërirë partitë”, – tha Rama na restoranti ku hante mëngjes me tre gazetarë të politikës.