• |
ide | kryesore

Të tjera viktima nga Harvey. Pasojat dhe rreziqet që po sjell uragani

Arkiva, Planet
harvey .jpg



Ka shkuar në 9 numri i viktimave të urganit Harvey, që goditi Teksasin fundjavën e kaluar.

Gjashtë nga viktimat i përkisnin një familjeje. Dy gjyshër dhe nipërit e tyre, nga mosha 6 deri në 16 vjeç, u gjetën të vdekur nga ekipet e emergjencës. 2 mijë persona janë shpëtuar deri më tani, ndërkohë që 30 mijë të tjerë kanë mbetur të pastrehë.

Gjendja e emergjencës u vendos me urdhër të presidentit Donald Trump edhe në shtetin e Louisianas.

Gjatë dy ditëve të fundit në Hjuston ka rëne sasia e shiut të një viti. Meteorologet parashikuan se Teksas-i do të përballet me përmbytje edhe më të mëdha, pasi shira të rrëmbyeshëm priten të mërkurën dhe të enjten.

Uji i kontaminuar, rreziku i sëmundjeve efektive dhe sikur të mos mjaftonte edhe kafshët e rrezikshme, si krokodilat apo gjarpërinjtë, janë disa nga pasojat e përmbytjeve që solli stuhia tropikale Harvey në shtetin amerikan të Teksasit.

Përpos Texas-it, Harvey ka sjellë përmbytje katastrofike për një pjesë të qyteteve në bregun jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.