• |
ide | kryesore

Insigne te Barcelona? De Laurentiis: Nëse Raiola do kalojë mbi kufomën time

Arkiva, Sport
194741425-2229d97b-d0a6-4d7e-9312-5327b34aeee0.jpg



Një ditë nga mbyllja e merkatos, Aurelio De Laurentiis, Presidenti i Napolit ka dhënë disa sqarime mbi situatën në klubin e tij. Çështje e parë është lajmi për kalimin e portierit Reina te PSG.

“Ka një kontratë që skadon vitin e ardhshëm. Në shtëpinë time kontratat respektohen. PSG-së i kam thënë: “Jo. Faleminderit dhe mirupafshim” – thotë numri një i Napolit.

Një tjetër çështje e nxhetë është tema e hapur së fundmi për një kalim të Insigne te Barcelona.

“Raiola ia ka ofruar Barcelonës? Railoa mund të bëjë çfarë të dojë vetëm nëse kalon mbi kufomën time. Për momentin unë jam i gjallë dhe në shëndet të plotë” – e mbyll De Laurentiis./lapsi.al/