• |
ide | kryesore

E bujshme/ “Dridhet” Juventus, Barcelona ofron 160 milionë euro për Dybala

Arkiva, Sport
093235924-235aa250-ff54-467f-83f0-07e34f122ce8.jpg



Pas 12 ditësh Juventus do të përballet me Barcelonën në Camp Nou, por 24 orët e fundit të merkatos së futbollit kanë ndezur sfidën mes dy klubeve. Në fokus është sulmuesi argjentinas i italianëve Paulo Dybala. Katalansit me arkat plot pas largimit së Neymar kërkojnë një partner për Lionel Messin. Mediat spanjolle shkruajnë se oferta ishte 160 milionë euro.

Presidenti i katalanasve Josep Maria Bartomeu ka folur direkt me pronarin e bardhezinjve Andrea Agnelli. Burimet thonë se përgjigjja ka qenë e njëjtë: “Dybala nuk preket”. Presidenti i Juventusit mësohet të ketë thënë se “as nuk do që ta dëgjojë ofertën për argjentinasin”.

Ditët e fundit përpara merkatos zyrtarët e klubit i ofruan sulmuesit fanellën me numrin 10 që në të kaluarën e kanë mbajtur emra të jashtëzakonshëm dhe simbole të futbollit: Omar Sivori dhe Michel Platini, nga Roberto Baggio te Alessandro Del Piero për ta mbyllur me Carlos Tevez dhe Paul Pogba./lapsi.al/