• |
ide | kryesore

Kë akuzon Sali Berisha për vrasjen e gjyqtares Hafizi

I pakategorizuar
sali-berisha1.jpg



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar fort me anë të një statusi në “Facebook”, për vrasje e gjyqtares nga Shkodra Fildes Hafizi.

“Krimineli shkrehu këmbëzën e dorës se tij te zeze, por vrasjen e bene ata qe qëndruan ne anen e vrasesit dhe nuk i dhane gjykatëses mbrojtjen qe meriton! Sb”, shkruan Berisha.

Statusi i plotë

Ekzekutimi i gjykateses Fildes Hafizi, nje krim i shemtuar, nje vrasje e paralajmeruar!

Te dashur miq, sot nje grua, nene, gjykatese Fildes Hafizi u vra ne mes te dites dhe ne mes te rruges nga ish bashkeshorti i saj, i cili dy vjet me pare i kishte vendosur asaj revolen ne balle ne mes te plazhit te Golemit dhe ishte liruar ne menyren me te papergjegjshme nga Parlamenti me amnisti, me gjthe tentativen per ekzekutim publik, arme mbajtje pa leje.

Duke denuar me forcen me te madhe kete krim te shemtuar dhe shprehur ngushellimet me te sinqerta femijeve dhe familjareve te te ndjeres, denoj gjithashtu indiferencen kriminale te organeve te shtetit, te cilat me qendrimin e tyre te papergjegjshem nuk bene asgje per parandalimin perkundrazi lehtesuan vepren mizore, vrasjen e saj te paralajmeruar!

Krimineli shkrehu kembezen e dores se tij te zeze, por vrasjen e bene ata qe qendruan ne anen e vrasesit dhe nuk i dhane gjykteses mbrojtjen qe meriton! sb