Një operacion i gjerë i shtrirë nga Grykëderdhja e lumit Buna në Shkodër deri në Kepin e Qefalit – Butrint është ndërmarrë nga policia me qëllim evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike që mund të kryhen nëpërmjet kufirit detar.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 900 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 102.4 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, si dhe janë arrestuar 8 persona për trafik të lëndëve narkotike.
Në këtë operacion janë përfshirë 1140 forca policore, 10 mjete lundrues , 30 automjete si dhe helikopteri i policisë.
Operacioni masiv ka nisur më datë 28 Gusht dhe do përfundojë mbrëmjen e sotme.
Ai po zhvillohet nga toka, deti dhe ajri, duke koordinuar veprimet midis forcave pjesëmarrëse në operacion.