• |
ide | kryesore

PSG zyrtarizon Kylian Mbappé për 180 milionë euro

Arkiva, Sport
DIky4UbXYAElu1Z.jpg



Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por tani ka ardhur zyrtarizmi. Kylian Mbappé është një lojtar i Paris Saint-Germain. Do të transferohet nga Monaco në formë borxhi me të drejtë blerjeje për 180 milionë euro. Kjo formulë do t’i lejojë klubit parisien të respektojë normat e fait play financiar. Çështja u mbyll vetëm të enjten në ditën e fundit të merkatos për shkak të vështirësive të këtij transferimi. Monaco kërkonte garanci që do të paguhej pasi po jepte një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj që kushtonte një thes me para.

PSG lëshoi një deklaratë ku shprehej e kënaqur për afrimin e fundit. “Paris Saint-Germain është e lumtur të njoftojë mbërritjen e Kylian Mbappé. Sulmuesi i kombëtares franceze vjen si borxh nga Monaco deri në 30 qershor 2018. Borxhi është shoqëruar me një opsion të blerjes që do ta lidhë lojtarin me PSG deri në 30 qershor 2022.”/lapsi.al/