• |
ide | kryesore

Arrestohet Wayne Rooney

Arkiva, Sport
rooney_1504261862-4694359.jpg



Ish-kapiteni i kombëtares angleze Wayne Rooney, aktualisht sulmues i Evertonit është arrestuar nga policia në afërsi të shtëpisë së tij në Cheshire. Mediat britanike shkruajnë se golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren e Anglisë është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Sipas të njëjtave burime ai ka qëndruare deri në orët e para të mëngjesit në barin e njohur të zonës “Bubble Room”. Rooney u rikthye te klubi i fëmijërisë Evertoni, pas një karriere të gjatë te Manchester United./lapsi.al/