• |
ide | kryesore

Konflikti për motive të dobëta, goditet me sende të forta punonjësi i Prefekturës Lezhë

I pakategorizuar
8f4a2aed-2345-4044-9c98-0f50dd297a73---0.jpg



Një punonjës i Prefekturës së Lezhës është goditur me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, 31 gusht 2017, pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri Andi Marku, 41 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët akuzohen për veprën penale” Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkepunim’.