• |
ide | kryesore

Detajet/ Sot në mbrëmje “klasikja” e Europës

Arkiva, Sport
crop_exact_615462236.jpg



Spanjë-Itali super dueli për kreun e Grupit G. “La Roja” do të mirëpresë në stadiumin “Santiago Bernbabeu” katër herë kampionët e botës. Misioni është i qartë për të dy këto kombëtare, të sigurojnë kreun e grupit, çka do ti garantonte dhe kualifikimin direkt për në botërorin “Rusi 2018”. Takimi i parë mes këtyre dy gjigantëve të futbollit përfundi në barazimin 1-1. Deri më tani, si Spanja ashtu edhe Italia nuk regjistron asnjë humbje. Momentalisht të dy ekipet kanë grumbulluar nga 16 pikë, me La Rojan që mban vendin e parë për shkak të golavarazhit. Në Madrid është shansi i mirë për të dy kombëtaret të krijojnë një shkëputje. Në radhët e të kaltërve problemi i vetëm mbetet mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili për shkak të një dëmtimi  mund të mungojë. Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka vendosur të rikthejë në kombëtare në moshën 35 vjeçare sulmuesin David Villa, për herë të parë që pas botërorit të 2014. I grumbulluar është edhe Alvaro Moratta.  Për një tjetër sulmues, Diego Costa nuk ka vend në radhët e “La Roja” bashkë me të edhe për dyshen e Man.United, Ander Herrera dhe Juan Mata.  Për Italianët mungesa e mbrojtësit Giorgio Chiellini peshon shumë, ndërkohë në sulm shpresat janë tek Andrea Belloti i Torinos dhe Ciro Imobille i Lazios. Spanjë-Itali është super dueli për kreun e Grupit G. Një takim që nuk duhet humbur. 90 minuta plot adrenalinë, ku pa diskutim spektakli nuk do të mungojë.