• |
ide | kryesore

“Fshehja” e Skënderbeut, Myftiu i Tiranës: Histeri mesazhesh kërcënuese

I pakategorizuar
ylli.jpg



Pas polemikave që shkaktoi “mbulimi” i monumentit të Skënderbeut me ekran gjatë faljes së namazit ditën e djeshme, vjen edhe një reagim nga myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Myftiu i Tiranës ka sqaruar për opinionin publik se nuk ka pasur asnjë qëllim për atë skenografi. Ai tha se figura e Skëndërbeut nuk përbën asnjë problem për faljen e namazit dhe sipas tij ka një një histeri të mesazheve kërcënuese.

“Në aspektin fetar nuk kemi asnjë lloj kompleksi për figurat tona kombëtare aq më tepër ne festa të tilla. Në rrafshin fetar nuk ka asnjë lloj pengese në një vend të hapur siç është sheshi ‘Skëndërbej’ për sa kohë monumenti nuk është pengesë fizike për besimtarët e mbledhur aty. Pra nuk ka asnjë lloj pengese për t’u kryer falja.

Jo vetëm monumenti kombëtar por çdo monument tjetër nuk e pengon faljen. Nëse kjo do përbënte problem ne do faleshim tek Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Prezenca e skenografisë imponohet edhe nga madhësia e sheshit dhe pamja të shihet me sy të lirë. Skenografia është bërë që të shihet nga të gjitha këndet. Kemi një histeri të mesazheve kërcënuese për atë se është mbuluar qëllimisht dhe në atë formë”- tha Gurra në rubrikën ‘Opinion’ tek ‘News 24’. /LAPSI.AL/