“Qeveria e re e nisi me këmbën mbrapsht duke lënë mënjanë procesin e integrimit”, kështu e përshkuan ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, kabinetin e propozuar nga Kryeministri Edi Rama.
Duke folur në një intervistë për ‘Koha Jonë’, Gjosha thotë se procesi i integrimit ka qenë kryeaxhenda e qeverisë në katër vitet e shkuara, ndërsa tani befas është veshur me një tymnajë.
“Me arritje të mëdha dhe ndërkohë befas, shohim jo vetëm një tymnajë për mënyrën si do të jetë vijimësia e këtij procesi, por edhe më shumë se kaq, duke e anashkaluar deri në atë pikë sa të mos përmendet si një prej objektivave apo prioriteteve të qeverisë së re”, shton Gjosha.