• |
ide | kryesore

Kreu i KQZ-së dhe Avokati i Popullit nga PD, Bozdo: Rama të respektojë marrëveshjen e 18 majit

I pakategorizuar
Bozdo.jpg



Opozita do të mbajë drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokatit të Popullit. Kreu i KQZ-së, Klement Zguri dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, propozime nga rradhët e PD-së do të qëdrojnë në detyrë  deri në fund të mandatit të tyre. Ky vendim është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Një gjë të tillë e konfirmon Enno Bozdo sipas të cilit zgjedhja e Zgurit dhe e Ballancës është bërë mbi bazën e marrëveshjes dypalëshe PS-PD dhe në zbatim të procedurës ligjore.

Kreu i KQZ-së dhe Avokati i Popullit janë zgjedhur në respektim të normave dhe procedurës ligjore. Pra, procesi i zgjedhjes ka qenë më se i rregullt, në respekt të ligjit dhe Kushtetutës. A do ta respektojë këtë vullnet Edi Rama edhe më tej? Në maj u zotua se do ta respektojë, por ai i ha lehtësisht fjalët e tij, pa e zënë meraku aspak. Por nuk e di çfarë do të ndodhë? Koha do ta tregojë!”, – shprehet Bozdo.