• |
ide | kryesore

Vidhet një pikë karburanti në Vlorë, policia në kërkim të autorëve

I pakategorizuar
auto_Pompa_e_Benzines-nafta-_Photo_Reuters11415430163.jpg



Një pikë karburanti ishte vjedhja e radhës në Vlorë, ku policia ka nisur aksinin për identifikimin dhe kapjen e tre perosoanve.

Policia njofton se rreth orës 02:30, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Vlorë – Babicë,  është vjedhur një karburant.

Shërbimet e policisë kanë shkuar  menjëherë  në vendngjarje ku  nga verifikimi  paraprak  ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me  një  armë  zjarri,  ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë  (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe  janë larguar.

Policia menjëherë ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrolli i imtësishëm i zonës ku ka ndodhur ngjarja. Janë sekuestruar pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre.