• |
ide | kryesore

Kapet në Uruguaj bosi i mafias italine “Ndranghetta” pas 23 vitesh arrati

Arkiva, Planet
ndrangheta.jpg



Ish-bosi i mafies “Ndrangheta”, Rocco Morabito, u arrestua pas 23 vitesh arrati në Uruguaj.

Lajmin e dha ministri i Brendshëm Italian, Marco Minniti, i cili përgëzoi policinë italiane dhe atë të Urufuajit për kapjen e të arratisurit më të kërkuar të “Ndranghetës” dhe gjithashtu një nga pesë përsonat më të kërkuar në Itali.

Morabito, 50-vjeç është dënuar në mungesë të tij për pjesëmarrje në organizatë mafioze, trafik droge dhe krime të tjera të rënda, dhe duhet të vuajë dënimin me 30 vite burg.  

“Arrestimi i Morabito u krye dje në një hotel në qendër të Montevidos”, njoftoi Ministria e Brendshme uruguajane gjatë një deklaratë për shtyp, duke shtuar se policia kishte arrestuar edhe bashkëshorten e tij.

“Ndrangheta” është një nga grupet e krimit të organizuar më të fuqishme në botë dhe kontrabanda kryesore e kokainës në Evropë. /LAPSI.AL/