• |
ide | kryesore

LSI emëron nënkryetarët e grupit parlamentar, Luan Rama: Jo më opozitë arkaike

I pakategorizuar
luan-rama.jpg



Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka dalë sot para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së ku u paralajmëruar riorganizimi i kësaj force pas rezultatit të zgjedhjeve që e çoi këtë forcë në opozitë. Luan Rama tha se kryesia e LSI-së ka vendosur që dy nënkryetarët e grupit parlamentar do të jenë Klajda Gjosha dhe Përparim Spahiu, sekretare Nora Malaj, ndërsa zëdhënës i grupit do të jetë Floida Kërpaçi.

Ai theksoi se LSI do të sjellë një model tjetër në opozitë, jo arkaik, por më moderne dhe me fizionomi europiane.

Kryesia u mblodh për të nisur një proces tërësor për rikonstruktimin e të gjitha strukturave dhe nivelet, për t’iu përshtatur më mirë rolit të ri në opozitë duke afruar një alternativë opozitare, qytetarë moderne dhe me fizionomi europiane përballë atij modeli arkaik dhe të kontestuar shpesh herë pasi ne e konsiderojmë rolin tonë në opozitë përcaktues për vetë fatet e demokracisë në vend”, – tha ai.