• |
ide | kryesore

Mediat ruse zbulojnë të dashurën e Putin (FOTO)

Arkiva, Planet
pu_1504529879-8006254.JPG



Gjatë një prezantimi në Itali, ish-gjimnastja Alina Kabayeva tregoi unazën në gishtin e dorës së djathtë, ku në Rusi tradicionalisht mbahet një unazë martese. 

Për vite me radhë, thuhet se ajo është e dashura e presidentit rus Vladimir Putin, kështu që menjëherë filluan thashethemet se ata janë martuar fshehurazi, transmeton zeri.info

Pothuajse dhjetë vjet nga zërat e parë se ata janë të dashuruar, 34-vjeçarja Alina tregoi një unazë gjatë nënshkrimit të autografit. Kremlini mohoi se Alina është Zonja e Parë e Rusisë, por kjo nuk heshti thashethemet, veçanërisht se Putini dhe ajo madje kishin edhe një fëmijë.

Ndërkohë, gazeta “Komsomolskaya Pravda” kërkoi nga Kremlini që më në fund të zbulojë statusin e Alina Kabayevas.