• |
ide | kryesore

SHBA paralajmëron OKB për Korenë e Veriut: Po humbasim durimin

Arkiva, Planet
170418-nikki-haley-ew-1112a_2a0dbdf670b07bee38897572faf3c248.nbcnews-fp-1200-800.jpg



Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley deklaroi se aksionet e Koresë së Veriut tregojnë se lideri i saj, Kim Jong Un, po “kërkon luftë” dhe se është koha që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të miratoj masa në të fuqishme të mundshme.

“Mjaft është mjaft. Lufta kurrë nuk është diçka që Shtetet e Bashkuara e dëshirojnë. Ne nuk na duhet ajo. Por, durimi i vendit tonë nuk është i pakufizuar”, tha Nikki Haley sot në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një ditë pasi Koreja Veriore shpërtheu atë që tha se ishte bombë hidrogjenike.

Kjo seancë urgjente është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Franca, Britania dhe Koreja Jugore.

I dërguari i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, tha në këtë mbledhje se testet e Koresë Veriore tregojnë se “paqja në rajon rrezikohet të marrë fund”. Por, ai theksoi se ndërhyrjet ushtarake nuk mund ta zgjidhin krizën dhe shtoi se duhet doemos të ruhet qetësia që situata të mos përshkallëzohet.

Ambasadori i Kinës, Liu Jievi, përsëri ka kërkuar bisedime diplomatike për këtë krizë dhe i tha Këshillit të Sigurimit se Pekini nuk do të lejoj kaos dhe luftë në Gadishullin Korean.

Anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, përfshirë Japoninë, dhe Francën, kanë kërkuar sanksione të reja kundër Koresë Veriore.