• |
ide | kryesore

Tiranë, plagos me thikë një 42-vjeçar, prangoset nga policia 27-vjeçari

I pakategorizuar
thike.jpg



Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri pasi ka plagosur me thikë një 42-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Azgan Cengu, 27 vjeç, banues në Tiranë.

27-vjeçari mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta shtetasin B.H., 42 vjeç.

Por gjatë kontrollit, policia i ka gjetur 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.