• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dalin pamjet si u shoqërua kombëtarja nga policia maqedonase

Arkiva, Sport
komb.png



Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka mbërritur fillimisht në Shkup, aty ku u akomodua në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë që do të luhet më 5 shtator në Strumicë.

Në kanalin zyrtar të FSHF-së në “Youtube” janë publikuar edhe pamjet e rrugëtimit të ekipit kuqezi drejt Shkupit.

Gjatë videos duket edhe momenti i shoqërimit të autobusit të Kombëtares nga makinat e policisë maqedonase deri në mbërritjen te hoteli ku po qëndron aktualisht ekipi kuqezi.

Shoqërimi nga ana e policisë maqedonase është bërë në bazë të masave të sigurisë për ekipin tonë kombëtar dhe për të siguruar transport të qetë të lojtarëve dhe stafit teknik të skuadrës.