• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Zbulohet formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Maqedonisë

Arkiva, Sport
formaaaaaa.jpg



Maqedonia dhe Shqipëria do të përballen sot nga ora 20:45, në Strumicë, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusia 2018. Zbulohet formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare e cila do të rreshtohet në një formacion 3-5-2 të aplikuar rrallë dhe nga De Biasi, por pa rezultat. Në ndeshjen ndaj Maqedonisë, Kombëtares shqiptare do t’i rikthehet sulmuesi elbasanas, Armando Sadiku, i cili ndaj Lihtenshtajnit mungoi shkak të një gjendjeje gripale. Ai do të luftojë në sulm me Jahmir Hykën. Në mesfushë Agolli, Kukeli dhe Lila të mbështetur nga krahët nga Llullaku dhe Roshi. Në mbrojtje Mavraj, Ajeti dhe Hysaj ndërsa në portë Berisha. /lapsi.al/

No automatic alt text available.