• |
ide | kryesore

Maqedonasit mbushin muret: Vdekje për shqiptarët!

Arkiva, Sport
muri.jpg



Kombëtarja shqiptare nuk ka një mikpritje të mirë nga maqedonasit, të cilët mund të shkaktojnë trazira në sfidën e sotme që do të luhet në Strumicë.

Në një mur në këtë qytet është hasur dhe një parullë ku shkruhet:  “Smrt za Shqiptari” që në gjuhën shqipe do të thotë “Vdekje për shqiptarët”, shkruan gazeta Lajm në Maqedoni.

Ky mund të jetë edhe një paralajmërim për tensione të mundshme në tribunat e stadiumit “Mlladost”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë me 7 mijë tifozë, teksa shqiptarët do të jenë mbi 450 fansa.