• |
ide | kryesore

Mediat italiane i gëzohen barazimit të Shqipërisë

Arkiva, Sport
srsedweewe.jpg



Nëse Italia vuan për mundur 1-0 Izraelin në shtypinë e saj, Spanja nuk lodhet së shënuari 8 gola në portën e Lihtenshtejnit. Por mediat italiane e kanë pasur njërin sy në atë që po ndodhtë në ndeshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në Strumicë.

“Sigurisht një ndeshje më e luftuar ajo mes këtyre dy skuadrave. Djemtë e stërvitur nga Panucci provuan të godasin në transfertë me golin e Roshit në minutën e 53-të. Por palermitani Trajkovski (luan me Palermon në Itali) barazoi me një penallti në të 78-ën. Më pas Pandev dhe shokët e tij e provuan deri në fund, por Berisha ishte super në të paktën dy raste duke blinduar portën e shqiptarëve” – shkruan Gazzeta dello Sport.

“Nuk mjaftoi një gol për t’i dhuruar fitoren kombëtares së Panuçit. Memushaj lëshon një të majtë për Sadikun. Numri 10 kroson në zonë dhe në shtyllën e dytë gjen Roshin që me kokë e dërgon në rrjetë. Por në minutën e 78-të vjen befasia për Panuçin. Trajkovski barazoi nga penalltia duke e mbyllur kështu ndeshjen që i shkon për shtat edhe Italisë” – shkruan Corriere dello Sport. /lapsi.al/