• |
ide | kryesore

Pandev: Shqipëria nuk bëri asgjë, na vodhi sërish

Arkiva, Sport
pa_1504647312-6065383.jpg



Ylli i Maqedonisë, Goran Pandev deklaroi pas ndeshjes se Shqipëria kishte marrë më shumë se sa meritonte në ndeshjen e sotme.

“Jam i zhgënjyer. E dinim që me Shqipërinë do të ishte një ndeshje e vështirë sepse ka lojtarë që luajnë në nivele të larta, por sot nuk treguan pothuajse asgjë. Më vjen keq, sepse në Shqipëri na mundën në minutat e fundit, ndërsa këtu patën sërish fat. Gjithsesi jam i kënaqur për lojën që zhvilluam dhe personalitetin që shfaqëm”, –deklaroi ai për “Panorama Sport”.