• |
ide | kryesore

(VIDEO) Rrëfimi i gruas që u rrah me levë nga ish-burri: Nuk dua të kem fatin e Fildezit

I pakategorizuar
Screen Shot 2017-09-05 at 7.08.05 PM.png



Vrasja e gjyqtares Filedeze Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj shtyu një tjetër grua që të bënte publike historinë e saj, duke kërkuar mbrojtje nga shteti, pasi dyshon se mund të ketë fatin tragjik të gjyqtares.

Sot për herë të parë, Merita vendosi të flasë dhe të tregojë se si u dhunua nga ish-bashkëshorti me levë teksa shkonte në punë. Prej asaj dite ajo rri e mbyllur në shtëpi dhe kërkon ndihmë. “Nuk dua te jem unë Fildezi i radhës”,- thotë ajo në një intervistë për emisionin “Rudina”.

Ajo i ka rezistuar prej 30-vitesh një martese me akte dhune, por tashmë e divorcuar, frika për jetën e saj dhe të fëmijëve bëhet më e madhe.

“Ku është shteti? Ku është policia? Kam frikë të dal tek porta, rri gjithë ditën e mbyllur në shtëpi me grila, me derë të mbyllur. Ndaj e kam bërë publike historinë, se s’kam çfarë humbas më. Vini dorë, se shumë shpejt do shihni dhe emrin tim në televizor, do dalë një tjetër Fildeze”,- thotë Merita mes lotësh. /LAPSI.AL/