• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama me çorape të kuqe, në mbledhjen e qeverisë në Velipojë

I pakategorizuar
Capfgture.JPG



Vështrimi shkon natyrshëm te çorapet e kuqe të Edi Ramës, teksa ai parakalon mes kamerave dhe gazetarëve në oborrin e Hotel Fishta në Velipojë. Me një palë tuta Adidas dhe veshjen sportive të fushatës, Rama iu drejtua sallës ku zhvillohet mbledhja e qeverisë.

Më herët para tij kishin hyrë ministrat e qeverisë, Gramoz Ruçi, kryetar kuvendi dhe Taulant Balla, që mban mbi supe peshën e rëndë të drejtimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

I pari që hyri në hotelin buzë detit ishte Pandeli Majko. Korrektësia e Ministrit të Shtetit për Diasporën dëshmon dhe seriozitetin me të cilin ai e ka marrë këtë mbledhje të dytë të qeverisë. Kur ka parë çorapet e kuqe të Ramës, me siguri i është kujtuar porosia e parë që i dha në 2005, kur i tha se “Nuk mund të vazhdosh të jesh kryetar i PS-së me çorape të kuqe dhe pa krijuar familje” Shikoni videon më poshtë…./Lapsi.al