• |
ide | kryesore

Mediat serbe: Ballisti kërkon ndihmë nga Edi Rama

I pakategorizuar
sddg.JPG



Ismail Morina (Ballisti) po i kërkon ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të ndërhyjë tek autoritetet kroate që të mos e ekstradojnë në Serbi, shkruajnë mediat serbe.

Morina, që u zu në Kroaci, po i frikësohet një ekstradimi në Serbi dhe gjykimi të padrejtë në gjyqet e Serbisë.

Për këtë, raportohet se Morina po e kërkon ndihmën e kryeministrit shqiptar dhe ndikimin e tij për ta parandaluar dërgimin e tij në Serbi.