• |
ide | kryesore

Zbulohet kryetari dhe nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike

I pakategorizuar
basha-grupi.jpg



Grupi i ri Parlamentar i Partisë Demokratike zgjodhi ditën e sotme Edmond Spahon, si kryetar grupi. Zgjedhja është bërë gjatë mbledhjes së orës 18:00 në Selinë e PD-së.

Spaho zëvendëson kështu Edi Palokën, që ishte kryetar i grupit parlametar në legjislaturën e shkuar. Edmond Spaho ka qenë nënkryetar i Kuvendit në legjislaturën e mëparshme. Burime nga PD-ja bëjnë me dije se nënkryetar i grupit do të jetë Edi Paloka. Zëdhënësja e grupit të ri parlamentar të PD-së do të jetë Grida Duma ndërsa Ervin Salianji u zgjodh sekretar i grupit. /LAPSI.AL/