• |
ide | kryesore

Haradinaj zgjidhjet kryeministër i Kosovës, Qeveria me 21 ministra

I pakategorizuar
ballina_1504979957-9932004.jpg



Ramush Haradinaj ka marrë besimin e deputetëve që të jetë Kryeministër i Qeverisë së re të Kosovës. Kreu i AAKs-ë Ramush Haradinaj, ka marrë votën e 61 deputetëve, derisa Vetëvendosje dhe LDK janë larguar nga salla.

Zafir Berisha nga Nisma ka abstenuar për ta votuar Ramush Haradinajn.

Para votimit, Haradinaj ka prezantuar kabinetin qeveritar.

Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra:

Zëvendëskryministër i parë Behgjet Paoclli

Zëvendëskryeministër Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministër Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministër Dardan Gashi

Zëvendëskryeministër Dalibor Jevtiq

Ministër i Forcës së Sigurisë Rrustem Berisha

Ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj
Ministër i Financave Bedri Hamza

Ministër i Shëndetësisë Uran Ismaili

Ministër i Kulturës dhe Sportit Kujtim Gashi

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj

Ministre e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha

Ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministër i Arsimit, Shyqyri Bytyqi

Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj

Ministër i Diasporës, Daradan Gashi

Ministër i Bujqësisë, Nenad Rikado

Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq

Ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri.

Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.