• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në moshën 66 vjeçare, aktorja Hajrie Rondo

I pakategorizuar
hajrie-4-933x445.jpg



Aktorja e madhe Hajrie Rondo ka ndërruar jetë sot rreth orës 16:00 në moshën 66 vjeçare në Himarë. Muaj më parë aktorja i ishte nënshtruar një operacioni në kokë. Më herët fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit. Në daljen e fundit publike aktorja mori çmimin “Simbol i Qytetit” ndërsa preku zemrat e të gjithëve kur rrëfeu mes dhimbjes e forcës luftën me sëmundjen e mundimshme.

“I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë.

“Shiheni jetën me ngjyra”, këto kanë qenë fjalët që aktorja u ka drejtuar të gjithëve gjatë ceremonisë.

Hajrie Rondo është tashmë një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.

Filmografia

Ballkan Pazar (2011)

Ne dhe Lenini (2009), ……………………….. Semihaja

Dhimbja e dashurisë (2008) serial

Tifozët (2004) – (TV), …………………………. Frosa

Borxhliu (1999) – (TV), ……………………….. Fija

Dashuri në krisma – (1997) (TV), …………. Zenepja

Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)

Pesha e kohës – (1988), ……………………… Evanthia

Një vit i gjatë – (1987), ………………………… Donika Saro

Përrallë nga e kaluara – (1987), …………… Tana

Kush vdes në këmbë – (1984), …………….. Lina

Një emër midis njerëzve-(1983)

nëntori i dytë – (1982), ………………………… Lima Kepiego

Agimet e stinës së madhe, – (1981), ……… Xifja

Vëllezër dhe shokë – (1980), ………………… Mara