• |
ide | kryesore

SKANDALI/ Shikoni çertifikatat e pronësisë që zënë pluhur në Hipotekën e Tiranës

I pakategorizuar
Captuffre.JPG



Foto më lart është bërë në një nga zyrat e Hipotekës së Tiranës. Janë çertifikatat e pronësisë, gati për t’u shpërndarë për qytetarët. I përkasin zonës nr.1 në Tiranë. Lapsi.al mësoi se procesi i përpilimit të këtyre çertifikatave ka mbaruar me kohë. Pavarësisht kësaj, dokumentat zënë pluhur nëpër dollapët e Hipotekës.

Jashtë godinës, janë me qindra qytetarët, që kanë aplikuar dhe presin t’i marrin në dorë. Foto është dëshmi e zvarritjes nga shefat e Hipotekës, që ka veçse një qëllim; të zgjasë procesin deri në rraskapitje, deri në padurim për të mbaruar punë. Dhe në hipotekat shqiptare ka vetëm një mënyrë për të mbaruar punë. Ka mbetur po ajo. E vë në lëvizje shtetin e Rilindasve, të lësëistëve, njësoj siç ndodhte në kohën e PD-së. Formulë e thjeshtë dhe e qartë për çdokënd që pret një shërbim nga shteti i tyre: “Paguaje që ta kesh”!/Lapsi.al