• |
ide | kryesore

(FOTO) Alarm fals për eksplozivin në rrugën Shijak-Durrës

I pakategorizuar
lapsi.JPG



Një orë pasi aksi Shijak-Durrës u bllokua nga policia, pasi një person dyshonte se i kishin vënë tritol në makinën e tij, forcat xheniere mbërritën nga Tirana vetëm për të sqaruar se lënda e dyshimtë në makinë nuk ishte eksploziv.

Policia e Durrësit njofton se për të qenë të sigurt, ata e kanë zhvendosur makinën tip ‘Benz’ brenda ambienteve të një servisi aty pranë, për të ushtruar një kontroll edhe më të imtësishëm.

Pronari i makinës, Besnik Berisha, e kishte blerë atë vetëm dy ditë më parë dhe lënda e dyshimtë u gjet kur ai e çoi mjetin për kontroll teknik në servis. /LAPSI.AL/