• |
ide | kryesore

FOTO/ Ambasadorja e Greqisë takon ambasadorin amerikan Donald Lu

I pakategorizuar
donald-9.jpg



Sapo Edi Rama përfundoi fjalën e tij në Kuvend, ambasadorja e Greqisë, Eleni Surani pati një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu. Të dy u fotografuan nga gazetarët në një lokal pranë kuvendit dhe fotot u publikuan nga BË.

Takimi vjen pas acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe pasi Greqia paralajmëroi veton e saj ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë pas probleme me pronat e një grupi minoritarësh në jug të vendit.

“Unë theksoi se çështjet e të drejtave të njeriut nuk duhet të përdoren në mënyrë selektive dhe paraqita një sërë shembuj sesi është abuzuar. Në kontekstin e pranisë sonë këtu, unë gjithashtu pata diskutime me një numër të Ministrave dhe Komisionerëve, ku e kam bërë shumë të qartë kushtet që  duhet të plotësojnë disa prej këtyre vendeve kandidate për të filluar negociatat e anëtarësimit” është shprehur Kocias pas Samitit të Ministrave të Jashtëm të BE.

Ndërkohë sot në parlament Edi Rama i dha një mesazh Greqisë se Shqipëria nuk do ta mbyllë as gojën, as veshët për të drejtat e saj.

“Per ne çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar me liri dhe të drejta të barabarta i familjes sonë, e minoriteti grek një urë lidhëse mes dy vendeve, urë për të cilën kujdesi i qeverise dhe shtetit shqiptar vetëm do vijojë të rritet. Por Shqipëria pavarësisht halleve dhe nevojave të saj s’do mbyllë asnjëherë as sytë as gojën në mbrojtje të të vërtetave dhe të drejtave të veta” tha Rama në parlament.