• |
ide | kryesore

Gruaja i vë ultimatum Rooney-t pas tradhëtisë

Arkiva, Sport
sdfs.jpg



Nëse u hedh një sy tabloidëve britanikë duket se Wayne Rooney është vënë përballë një ultimatumi. Pas arrestimit të tij i dehur në timonin e një femre tjetër (Laura Simpson) martesa e tij e gjatë u duk se po arrinte në finish. Por duke pasur parasysh se në mes janë 3 fëmijë dhe një i katërt që është duke ardhur çifti po bën përpjekje për të mbajtur martesën në këmbë.

Mediat britanike shkruajnë se Rooney i ka premtuar gruas së tij Coleen se do të lërë alkoolin nëse ajo i premton se do të shkojë me pushime. Një ditë më parë ishte bashkëshortja e tij që mësohet se u ka kërkuar drejtuesve të Everton ta lejojnë atë disa kohë të shkëputet “për arsye familjare”. Nëse kjo do të ndodhë ai nuk do të jetë në fushë në disa ndeshje të rëndësishme.

“Coleen dëshiron që familja të largohet për pak kohë nga kjo që po ndodh për të zgjidhur problemet” – tha një burim për “The Sun”. Wayne ka kërkuar të flasë me trajnerin Koeman që ta lejojë të largohet pasi nuk është në kushtet më të mira psikologjike për të hyrë në fushë. “Nëse dëshiron të shpëtojë martesën, ai duhet të kalojë futbollin në plan të dytë” – tha burimi. /lapsi.al/