• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon ekspertizë psikike për 21-vjeçarin që vrau prindërit më me armë

I pakategorizuar
vlcsnap-error234-5_1505132201-5339181 (1).jpg



Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ekspertimin psikik të 21 vjeçarit Mirald Metallari të akuzuar për vrasjen e prindërve të tij në muajin Korrik në banesën e tyre në Bathore.

Metallari u prangos më 24 korrik teksa dërgonte nënën e tij në spital të plagosur ndërsa babain e kishte vrarë në oborrin e shtëpisë. 

Mirald Metallari vrau babain e tij Miftar Metallari me armën e këtij të fundit, pasi Miftari ishte efektiv policie. Pak ditë pas arrestimit ndërroi jetë dhe nëna e tij Nurie Metallari, ndërsa 21 vjeçari para gjykatës pranoi krimin dhe nuk shfaqi pendesë. E gjitha nisi pas një debate në oborrin e shtëpisë mes Miftarit dhe Miraldit, ndërsa pritet që ekspertiza psikike të përcaktoj nëse është apo jo i aftë mendërisht ku dhe rrezikon burg përjete shkruan report tv.