• |
ide | kryesore

Berisha pesimist në memorialin e Azem Hajdarit: Idealet e tij sot janë në vështirësi!

I pakategorizuar
20170912-111300-e1505208382138.jpg



Që nga marrëveshja e 17 majit, disfatat kanë ardhur rresht për Partinë Demokratike. Që nga humbja e zgjedhjeve, emrat e lidhur me të shkuarën komuniste në qeveri dhe në sektorët kryesorë të administratës, votat për Gramoz Ruçin në parlament etj. Ndoshta për këto dhe ngjarje të tjera, Sali Berisha u shfaq pesimist para memorialit të Azem Hajdarit.

“Idalet për të cilat ai ra, sot janë në vështirësi të madhe” u shpreh Berisha duke pasur përballë familjen Hajdari dhe Lulzim Bashën. Në vitet e kaluara, Berisha nuk ka preferuar të flasë në ceremonitë përkujtimore për vrasjen e Azem Hajdarit./Lapsi.al