• |
ide | kryesore

Bykykbashi krahason Gramoz Ruçin me ministrat nazistë të Hitlerit

I pakategorizuar
Captgure.JPG



Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha në parlament se nëse ndonjë nga ministrat e Rajhut do të ishte emëruar në krye të parlamentit gjerman, ky veprim do të kishte tronditur të gjithë vendin. Duke krahasuar Gramoz Ruçin me ministrat nazistë, Bylykbashi kërkoi një nismë që do të bëjë të mundur mbledhjen e provave, gjurmimin dhe hetimin e kriminelëve të komunizmit.

“Ti dënojmë me prova për krimet që kanë kryer” ishte thirrja e Bylykbashit që tha se nuk duhet lejuar që në parlament të infiltrohen ish funksionarë të komunizmit.

Për programin e qeverisë, Bylykbashi nuk foli gjatë: “Edhe manuali i lavatriçes time ka më shumë faqe se programi i PS” u shpreh Bylykbashi.