• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj: Nuk mbaj përgjegjësi për çfarë bëjnë familjarët e mi!

I pakategorizuar
Fatmir-Xhafaj.jpg



Fatmir Xhafaj hoqi nga vetja çdo përgjegjësi për akuzat që i bën opozita për të vëllain e tij, të përfshirë në trafik droge në Itali. Xhafaj tha se familjarët e tij janë madhorë në moshë dhe, nëse kanë shkelur ligjin, le të vuajnë pasojat.

“Ju nuk mund të bëheni, as më shumë, as më pak si ligjzbatues dhe moralbërës për çfarë i ka ndodhur, apo mund t’i ndodhë një pjesëtari të familjes sime. Secili që ka bërë shkelje ligji, është madhor dhe le ta vuajë. Edhe sikur të ishte e vërtetë çfarë më akuzoni, unë kam të drejtë të pyes: Ku është përgjegjësia ime ligjore dhe politike? Ligjore jo e jo, por as politike. Unë jam në politikë prej 20 vitesh dhe jam i gatshëm të përgjigjem dhe përballem me përgjegjësitë e mia. Nuk do të bëj më replikë me avazin tuaj” u shpreh Ministri i Brendshëm në parlament.

Veç kësaj, Xhafaj sfidoi Partinë Demokratike me të vërtetën për familjarët e tij, kur tha se për disa muaj, PD kishte edhe Ministrin e Brendshëm edhe atë të Drejtësisë dhe nuk gjeti asgjë për familjarët e tij.

“Në vitin 2010, kur ishit në pushtet, njëri kryeministër, njëri Ministër i Brendshëm më sulmuat me të njëjtin avaz. 7 vjet më parë, në 7 tetor iu përgjigjia akuzës tuaj, cfarë kam patur, jua kam thënë. Ishit Ministër i Brendshëm, t’i provonit akuzat dhe të ndëshkonit me policinë, prokurorinë dhe gjykatat tuaja. Nuk besoj se i falët familjarët e mi. Edhe vjet iu kthyet avazit, por unë  vazhdova me reformën. Edhe sivjet, në mars kur u bëra Ministër i Brendshëm, thatë cfarë ju nxorri goja e lig. Por ju opozitarët u bëtë pushtetarë dhe janë dy ministri që i kishit. Ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare? Si nuk ngulmuat dhe të gërmonit? Ku kishte rast më të mirë?” sfidoi Xhafa Partinë Demokratike./Lapsi.al