• |
ide | kryesore

Kokëdhima mesazh Ramës: Kryeministri do ta mbushë Shqipërinë me plehrat e botës

I pakategorizuar
kokedhima-rama.jpg



Pas fjlaës së djeshme të kryeministri Rama ka reaguar edhe ish-aleati i tij Koço Kokëdhima. Kokëdhima e nis reagimin e tij duke iu drejtuar Ramës si kryeministri i plehrave.

Kryetari i lëvizjes Zgjidhja është shprehur se Rama do të fusë plehrat në vend dhe për këtë do të miratojë ligjin e importimit të tyre. Kokëdhima shkruan se Rama ka në plan të mbushë Shqipërinë me plehrat e botës duke kërcënuar shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve.

Ish-aleati i Ramës e mbyll reagimin e tij duke thënë se kryeminisri erdhi në pushtet si kundërshtar i madh i plehrave dhe do të ikë me turp si mbrojtësi dhe kumbari i madh i tyre.

Reagimi i Kokëdhimës:

Mesazh kryeministrit të plehrave!

Edi Rama deklaroi dje nga foltorja e parlamentit, se qeveria e tij e re ka një plan të strukturuar dhe ai është i vendosur për të importuar plehrat e botës në Shqipëri. Ai u zbyth vitin e kaluar nga ky projekt mafioz, demek për të shpëtuar nga falimentimi industrinë ricikluese vendase, pas reagimit të fuqishëm të qytetarëve. Arriti gjatë mandatit të parë të ngrejë një incenerator dhe do të ngrejë të tjerë, ku do të djegë plehrat e botës. Tani kërkon që ta bëjë ligjor importimin e plehrave me kartonat e shumicën të dalë nga pakica shqiptare. ZGJIDHJA e paralajmërom që të heqë dorë nga ky plan, përndryshe populli do ta mbajë nën rrethim kryeministrinë dhe parlamentin, deri sa ai ta kuptojë që me këtë çështje madhore nuk mund të bëhen lojëra mafioze. E provoi një herë me armët kimike, por këtë herë zemërimi ndaj një mashtruesi të kapur dhe të shitur, do të jetë shumëfish më i madh.

Për planin ogurzi të Ramës për të mbushur vendin me plehrat e botës, duke kërcënuar shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve, ZGJIDHJA ka një kundërplan me të gjithë qytetarët, pa dallim partiak. Ndoshta ai është i detyruar që ta çojë deri në fund këtë projekt shkatërrimtar për vendin, por nuk duhet të harrojë se, nëse guxon që ta ligjërojë me votat e pakicës dhe ato të blera nga mafia e drogës dhe oligarkia, ka “ligjëruar” njëkohësisht edhe fundin e tij. Edi Rama do të mbahet mend për shumë gjëra, por mbi të gjitha; si politikani që erdhi në pushtet si kundërshtar i madh i plehrave dhe do të ikë me turp si mbrojtësi dhe kumbari i madh i tyre!