• |
ide | kryesore

Analiza e Ivan Zazzaroni/ Pse Juventus u shpërfytyrua në Camp Nou

Arkiva, Sport
Ivan-Zazzaroni.jpg



Juvja e 19 prillit të këtij viti, ajo që në Camp Nou barazoi pa rrezikuar shumë dhe madje provoi të fitonte ishte e një tjetër brumi. Ishte më shumë Juve me Buffon; Dani Alves Bonucci Chiellini Alex Sandro; Pjanic Khedira; Cuadrado (më pas Lemina) Dybala (më pas Barzagli) Mandzukic; Higuain (në fund Asamoah). Barcellona – në anën tjetër – mbetet pak a shumë e njëjta: Semedo dhe Dembelé janë të rinjtë, por ishte edhe Neymar, njeriu 222 milionë euro, futbollisti më i paguar në histori. 
Distancën mes këtyre dy momenteve e shoh në favor të mungesave se te gjendja e përgjithshme e skuadrave. Juve kishte të tjera fytyra, të tjera eksperienca ndërkombëtare, një tjetër peshë, një tjetër përbërje dhe nuk po flasim për vite, por për muaj. Në Champions nuk mund të dhurohen Dani Alves dhe Chiellini, Bonucci dhe Khedira, Mandzukic dhe Cuadrado, mbi të gjitha nëse zëvendësuesit nuk kanë kilometra të tërë në fushat evropiane (Bentancur) apo janë duke kaluar nëpër një rifillim të komplikuar (De Sciglio).
Juvja që kohë më parë e kishim quajtur “dyshi” rezistoi vetëm një pjesë, duke ia arritur të krijojë disa raste goli, por pas 1-0 të Messi në minutën e 45-të u mbingarkua. 
Fajtore në inautenticitet, prandaj me një ndryshim të dukshëm nga normaliteti në anormalitet, nga konformiteti në boshësi (nuk ia urojmë) dënimi nuk është dukshëm definitiv. Kundërshtarët e tjerë të grupit nuk janë të pakalueshëm dhe objektivi është i arritshëm.
Të vësh gishtin te ata që nuk ishin në këtë rast nuk është një shembull banal. Camp Nou nuk pranon lëshime të asnjë lloji. 
Dy fjalë edhe për Higuaìn dhe Dybala, të cilëve u dedikojmë izolimin që pësoi skuadra. Ajo që ka rëndësi është se ata ndodhen shpesh në anën tjetër të vendit ku duhet të jenë, në veçanti në qendër të sulmit. /*autori është komentator sportiv në RAI, shkrimi marrë nga Corriere dello Sport, përshtati lapsi.al//